Sot bëhen 20 vjet nga protestat e njohura si trazirat e marsit ku humbën jetën 19 persona dhe u lënduan qindra të tjerë.
Lajmi për mbytjen në lumin Ibër të tre fëmijëve Egzon Deliut, 13 vjeç, Avni Veselit, 12 vjeç, dhe Florent Veselit, 9 vjeç, teksa iknin nga një grup i të rinjve serb pati jehonë të madhe.
Një nga fëmijët e mbijetuar tregoi para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët u mbytën në lumë.
Qytetarët anë e kënd Kosovës nisën protestat të nesërmen më 17 mars të vitit 2004, që shumë shpejt dolën nga kontrolla dhe pati dhunë në to.
Protesta ishte drejtuar UNMIK-ut, në kohën kur Kosova ishte nën administrimin total ndërkombëtar. Ngjarja pasoi me djegie të shtëpive e të objekteve fetare në Kosovë. Serbët u hakmorën duke e bërë të njëjtën me shtëpitë shqiptare atje.
Ndërkaq kryeministri Albin Kurti dje teksa ka kujtuar këtë ngjarje, ka thënë se paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqena./rtk
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend