Sipas hulumtimit të fundit të “Gallup international”, sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë.
Përkundër shifrave globale, Kosova hynë në listën e shteteve qytetarët e të cilës janë më të gatshëm për luftë.
“Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”, në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 79 për qind e të anketuarve në Kosovë, me “jo” janë përgjigjur 14 për qind, ndërsa me “nuk e di” 7 për qind.
Përjashtim në Evropë ku njerëzit shprehin më shumë gatishmëri për të mbrojtur personalisht vendin e tyre nëse do të kishte një luftë, bëjnë ato vende që nuk janë pjesë e BE-së – rreth 60% e tyre thonë se janë të gatshëm të luftojnë.
Individualisht, shtetet më të gatshme për luftë sipas anketës së “Gallup” janë: Armenia (96%), Arabia Saudite (94%), Azerbajxhani (88%), Pakistani (86%) dhe Gjeorgjia (83%). Ato më të pak të gatshme janë: Italia (78%), Austria (62%), Gjermania (57%), Nigeria (54%) dhe Spanja (53%).
Metodologjia: Anketa Ndërkombëtare e Gallup është një traditë vjetore e inicuar dhe e projektuar qysh nga viti 1977, nën drejtimin e Dr. George Gallup. Anketa kryhet çdo vit që atëherë. Këtë vit u realizua në 45 vende të botës.
Madhësia e mostrës: Gjithsej 46,138 persona u intervistuan në nivel global. Në secilin vend, një numër prej rreth 1000 burrash dhe grave u intervistuan gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023, ballë për ballë, nëpërmjet telefonit ose online./rtk/
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...