Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Nga aty, Quni tha se në botë ka shumë shembuj për heronj dhe e tillë është edhe ajo e familjes Jashari.
“Jemi këtu nga subjekti i LDK-së për të nderuar dhe veprën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve Hamëz e Shaban Jashari, dhe për të kujtuar sakicën e familjes Jashari. Në botë ka shumë shembuj të luftëtarëve dhe kombeve për liri, e tillë është edhe sakrifica e Jasharajve. Jemi këtu që t’i përmbahemi zotimit të kahershëm që ne si LDK gjithnjë do i respektojmë vlerat dhe ato mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. Gjithnjë duke kujtuar, nderuar dhe respektuar luftëtarët dhe të gjithë që sakrifikuan edhe me çmimin e jetës për shtetin e Kosovës, duke kujtuar partnerët dhe aleatët tanë që në çdo kohë na qëndruan pranë. Me këtë zotim si amanet i baballarëve tanë por edhe si obligim i joni që të lëmë trashëgimi pas nesh”, tha Çuni./eo/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...