Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka përgatitur listën përfundimtare me emrat e kandidatëve të nominuar për këtë pozitë.
Sipas njoftimit, anëtarët e Komisionit theksuan se pas finalizimit të listës së kandidatëve do të mbahen zgjedhjet, ashtu siç është paraparë, më 15 mars 2024, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim mori pjesë anëtari joprokuror, Dardan Vuniqi, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi.
“Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), i udhëhequr nga anëtari joprokuror, z.Dardan Vuniqi, mbajti takim e radhës, në të cilin morën pjesë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në përfundim të takimit, anëtarët theksuan se pas finalizimit të listës së kandidatëve do të mbahen zgjedhjet, ashtu siç është paraparë, më 15 mars 2024./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...