Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fjalën e tij para kabinetit qeveritar e ka misur me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari.
“Marsi nisë me Epopenë e lavdishme të UÇK—së, Familjes Jashari me udhëheqjen e kryekomandantit Adem Jashari. Atëherë kur Serbia goditi familjen Jashari mendoi se po e shuan luftën çlirimtare, por në fakt ajo e bëri ushtri një popull të tërë”, deklaroi Kurti.
Rezistenca, sakrifica dhe rënia e familjes Jashari, sipas Kurtit, shënon kthesën kyçe në historinë më të re dhe përpjekjeve të Kosovës për çlirim.
26 vjetori i Epopesë po shënohet me homazhe, nderime, seancë solemne të Kuvendit, rreshtim të FSK-së në Kazermën ‘Adem Jashari’, Akademi përkujtimore në Prishtinë, Natën e zjarreve në Prekaz dhe me koncertin në sheshin Komunën e Skenderajt, ndërsa nesër ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës do ti kushtohet Epopesë së UÇK-së.
Në këtë fjalim kryeministri Kurti ka kujtuar edhe masakrat e shumta që ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe fillimet e bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund luftës në Kosovë.
Kurti po ashtu tha se në muajin mars është edhe Dita e gruas 8 Marsi derisa përmendi sukseset e grave të vendit. Po ashtu ai uroi edhe mësimdhënësit në ditën e tyre, 7 Mmarsin.
Kryeministri Kurti ka uruar edhe të gjithë besimtarët myslimanë të cilët këtë muaj presin të agjërojnë, duke ju uruar të gjithë atyre agjërim të lehtë.
Ndryshe, në mbledhjen e 191-të, Qeveria e Republikës së Kosovës në rend të ditës ka 11 pika për shqyrtim./rtk/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...