Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë të cilat kanë filluar me intensitet më të shtuar, i kanë përcjell nga afër kryeministri Albin Kurti dhe i ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugorë. “Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë e mirë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të shumta, transmeton Telegrafi. Ndërsa, tash ai ka theksuar se janë shumë më të përgatitur.
“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, e përgatitje të pakta. Me qeverinë tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme, prandaj punët janë të rregullta sipas procedurës. Nuk do të mungojë angazhimi ynë. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi”, ka thënë ai.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se projekti për zgjerimin e rrugës ka qenë shumë i rëndë e me probleme të shumta.
“Mobilizimin e kemi bërë maksimal, shenjat janë të mira, do të përkushtohemi maksimalisht. Këtu është dashtë ta bëjmë auditimi, proces i rëndë me probleme të shumta”, ka thënë Aliu./rtk
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...