Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar vazjat e Kombëtares U18 në henboll të cilat e dërguan Kosovën në Kampionatin Botëror.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh krenar me suksesin e vajzave, shkruan Arbresh.info.
“Vajzat tona të Kombëtares U18 në hendboll e dërguan Kosovën në botëror. Suksesin e arritën duke triumfuar në finale IHF Trophy Intercontinental. Në Tashkent të Uzbekistanit??, Kosova U18 e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16. Urime vajza, ju jeni krenaria jonë, ne besojmë në ju!”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Kinë.
Ato arritën që të mposhtin Nigerinë në ndeshjen që vendosi fatin e kualifikimit me rezultat 22:16.
Përballja mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Nigerisë u zhvillua sot (e diel) në qytetin e Tashkentit në Uzbekistan në kuadër të finales së IHF Trophy Intercontinental./Arbresh.info/
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...