Një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.
Mediat vendase raportojnë se shqiptari nga Kosova Bashkim Bytyçi, ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash në kantierin e ndërtimit.
Sipas “La Reppublica”, 43 vjeçari prej dy muajsh ishte shkëputur nga puna për shkak të një dëmtimi dhe kishte shkuar pranë kantierit për të takuar kolegët, të cilët kishin qenë duke punuar brenda në kantier.
Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja pse 43-vjeçari është ngjitur në një nga skelat, nga e cila ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por shqiptari kishte vdekur./abcnews.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...