Futbollisti Granit Xhaka është shprehur i lumtur me golin e parë më fanellën e Bayer Leverkusenit.
Xhaka në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ka deklaruar se e priste këtë gol qëmoti.
“Goli i parë për këtë klub më se i lumtur. Pata shumë presion, nëse jam i sinqertë nga lojtarët nga stafi. E bëra tashmë në stërvitje, e bëmë me Frimpongun këtë shaka, ishim duke pritur javë pas jave”, u shpreh Xhaka.
Ai tregoi se pse e festoi golin në këtë mënyrë.
“Unë e bëra këtë në stërvitje, pas tetë muajve që kur jam në këtë klub duhet të më njohin se kush jam, jam i lumtur me tre pikët”, theksoi ai.
“(Mainz) Nuk na e bënë të lehtë, por i morëm tre pikët”.
“Askush në dhomën e zhveshjes nuk flet për titullin, do të shohim pas xhiros së 34-të në cilin vend do të përfundojmë”, përfundoi Xhaka.
Leverkuseni me këtë fitore renditet në vendin e parë me 61 pikë të arkëtuara, me 11 pikë më shumë se Bayern Munichu, që renditet në pozitën e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë