Manchester United po përgatitet për një verë shumë aktive në merkato, pasi drejtuesit e klubit synojnë të përforcojnë ndjeshëm skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të “The Sun”, “Djajtë e Kuq” planifikojnë të transferojnë të paktën pesë lojtarë të rinj: tre mesfushorë, një mbrojtës të majtë dhe një sulmues rezervë.
Raporti thekson se afrimi i një mesfushori të tretë do të varet nga largimi i mundshëm i Manuel Ugarte, i cili nuk ka arritur të përshtatet plotësisht në Ligën Premier që prej transferimit të tij.
Gjithashtu, klubi po shqyrton mundësinë e afrimit të një portieri që do të shërbejë si alternativë për Senne Lammens.
Edhe “Sky Sports” raporton se prioriteti kryesor i Manchester United mbetet përforcimi i repartit të mesfushës, sidomos në prag të largimit të pritshëm të Casemiro.
Në listën e kandidatëve të klubit përfshihen disa emra të njohur të futbollit evropian, mes tyre Éderson i Atalanta dhe Mateus Fernandes i West Ham United.
Në radarët e United janë gjithashtu Elliot Anderson i Nottingham Forest, Alex Scott i Bournemouth, Adam Wharton i Crystal Palace, Sandro Tonali i Newcastle United, Carlos Baleba i Brighton dhe Joao Gomes i Wolverhampton Wanderers./Telegrafi/
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...
Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku...
Mbi 1 mijë pasagjerë bllokohen në anije turistike në Francë ...