Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar diferencimin politik me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Peci në emisionin “DPT Te Fidani” tha se do të dëshironte që të vazhdonin së bashku rrugëtimin që nisën në vitin 2021.
“Unë nuk po them që jam i dëshpëruar, thjesht kam pasur dëshirë që edhe ajo të jetë pjesë e këtij rrugëtimi që e kemi nisur në vitin 2021”, tha Peci.
Tutje, ai komentoi edhe gjuhën e ashpër politike si dhe ofendimet dhe linçimet që shpesh bëhen nga simpatizantë të partive.
“Në shkencat politike ligjërohet që nuk ka miqësi dhe armiqësi të përjetshme në politikë. Kur kam filluar të akuzohem në studio televizive dhe pranoj sms ofenduese e kam pas një periudhë që i merrja afër zemrës dhe thoja se si është e mundshme të të drejtohet dikush me epitetet më të rënda. Në këtë perspektivë, veç ua bëj ‘skip’, pranoj në baza ditore prej lavde që më çojnë në re e deri te ata që më shajnë me nënë”, tha ai.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...