Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar më 18 maj protestën e dytë lidhur me provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe, pas revoltës për mosreagim të institucioneve.
Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micksoki është deklaruar lidhur me kërkesat e studentëve që kanë nxitur reagime të shumta.
Mickoski ka theksuar se kjo çështje së shpejti do të zgjidhet, duke respektuar sipas tij, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Ajo është çështje në të cilën ne si Qeveri punojmë dhe jam i bindur se shumë shpejtë do të dalim me propozim-zgjidhje dhe jam i bindur se ajo propozim-zgjidhje do të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Kështu që i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi të jenë të durueshëm pasi ka gjithashtu forca politike në shtet të cilat nuk duan të jem shtet përparimtar, shtet që ka reforma, por më shumë duan në vend të ketë konflikt, të ketë protesta e kështu me radhë,”, ka thënë Mickoski.
LEXO EDHE:
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18 maj në Shkup
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...