Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në shënimin e Ditës së Martirëve në Korishë të Prizrenit.
Në masakrën e forcave të armatosura të Serbisë në këtë fshat, më 13 maj të vitit 1999, u vranë 77 civilë të pafajshëm, 14 prej të cilëve ishin fëmijë.
Krimet si këto, ku u masakruan fëmijë e të moshuar, burra e gra, pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Në Ditën e Martirëve të Korishës, kryeministri në detyrë Kurti kujtoi civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë./Arbresh.info/
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...