Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar për posedim të narkotikëve.
Njësitë përkatëse policore kanë kryer kontroll ndaj të dyshuarit dhe banesës së tij.
Lidhur me rastin gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar/sekuestruar:
“Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4.61 gr. Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 53.43 gram (sasia e substancës narkotike në total prej 58.04 gramë e cila me vlerë të tregut është rreth 600-700 euro). Një telefon, monedha në prerje letre në shumën prej 730 euro”, njofton PK.
“Për të gjitha veprimet e lartcekura është njoftuar prokurori kompetent me autorizim të të cilit i dyshuari pas intervismit ndalohet për 48 orë”, ka konfirmuar policia.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...