Erling Haaland i dhuroi Manchester Cityt fitoren 1-0 përballë Brentfordit me golin e shënuar 19 minuta përpara fundit. Me skuadrën e Pep Guardiolës që shkoi -1 pikë nga Liverpooli kryesues.
Një çlirim për 23-vjeçarin norvegjez, i cili arriti të ndëshkonte edhe Brentfordin, e vetmja skuadër së cilës nuk i kishte shënuar deri tani.
Guardiola u ndal te Haaland në prononcimin pas ndeshjes, aty ku bëri thirrje që sulmuesi të mos kritikohet.
“Lojtarët e mëdhenj dhe sulmuesit e mëdhenj, shënojnë shumë gola. Mos e kritikoni Haalandin, sepse më pas përfundoni me gojën mbyllur. Erling nuk është në formën e tij më të mirë.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi ai qëndroi dy muaj jashtë. Java e kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Humbi gjyshen, asnjë njeri nuk e ka të lehtë të kalojë një moment të tillë.
Është normale të mos jesh në formë kur ke munguar për dy muaj. Ai nuk më tregoi fare për vdekjen e gjyshes së tij, e kuptova më vonë. Më pas nisëm të bisedonim për ndjenjat e tij dhe dhimbjen që përjetoi i ati”, u shpreh Guardiola./SS
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...