Ka filluar raportimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ky raportim është mbyllur për media, shkruan Arbresh.info.
Deputetët e opozitës e kanë kritikuar vendimin që ky raportim të bëhet pa prezencë të mediave, por kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni Kryeziu, tha që vendimi është marrë më parë.
Ndryshe dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes platformës ‘X’ ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve./Arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...