Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me zyrtarë të tjerë të partisë, kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë, në 27-vjetorin e rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997, duke u shndërruar siç tha ai, në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Për këtë ideal, ndër pushkët e para të lirisë, dhanë edhe jetën më 31 janar të vitit 1997, duke u shndërruar në shembull dhe frymëzim për gjeneratën e artë të burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës!”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info
Mblidhen njëmbëdhjetë komisione parlamentare
Bërnjak: Gjatë kontrollit, policia gjen në një veturë vulë d...
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...