Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, tani kur ndodhemi në stinën e dimrit dhe temperaturat kanë shënuar rënie, jeni të lutur që paraprakisht të keni kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve.
Tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit.
Si të veproni;
Në bllokun e banesor (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private merrni masa dhe izoloni ujëmatësin, në mënyrë që të mos vie deri tek ngrirja.
Bëni izolimin në pusetat ku e kanë të vendosur matësin e ujit.
Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ato që janë në mur të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës.
Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe medoemos bëni izolim të brendshëm ujëmatësit, me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.
Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit (të brendshëm ose të jashtëm/në pronën tuaj).
Andaj, kujdes në izolimin e tyre!/Arbresh.info
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën