Franca është përfshirë nga moti i keq, me qindra automjete që kanë mbetur të bllokuara në autostradë si pasojë e reshjeve të dendura të borës.
Deri në 1000 automjete, kamionë dhe makina, u bllokuan gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, njoftoi Ministri i Transportit Clement Bonn.
Çështja është duke u “zgjidhur”, tha Bohn për radion RMC, duke shtuar se rreth 400 automjete ishin ende të bllokuara që nga mëngjesi i sotëm.
Moti i keq u përkeqësua edhe më shumë gjatë ditës së sotme në Francën verilindore dhe në gjashtë departamente të Francës veriperëndimore u lëshua alarm portokalli për borë dhe akull për atë që pritet të jetë dita më e ftohtë e javës në vend.
Temperatura priten të jenë deri në -5°C dhe -10°C në rreth një të tretën e verilindjes së vendit, ndërsa është raportuar për rrezik përmbytje në veri./abcnews.al
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116