Ministri për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar Tiranën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për shpalljen e “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025” nga Unioni Mesdhetar.
Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë Mesdheun.
“Urimet më të përzemërta për Tiranën dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për shpalljen e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025 nga Unioni për Mesdheun. Vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë rajonin e Mesdheut”, shkruan ministri Hasani.
Më herët gjatë ditës së sotme, lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin për titullin e ri që do të mbajë kryeqyteti i shqiptarëve./tvklan.al
Congratulations to #Tirana and the Mayor of Tirana, @erionveliaj for being awarded the designation of the 2025 Mediterranean Capital of Culture and Dialogue from the Union for Mediterranean @UfMSecretariat.
The European vision of Tirana ?? will showcase tolerance, inclusivity… https://t.co/p757JTFLkk
— Igli Hasani (@IgliHasani) December 20, 2023
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...