Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prej vitesh, është i ftuar i posaçëm mes 700 personaliteteve në ceremoninë e dhënies së një prej çmimeve më të rëndësishme në Europë, “Karli i Madh”.
Organizatorët konfirmojnë se për nderimin e Mario Draghit do të jetë edhe drejtuesja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, si edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Gjithashtu priten edhe përfaqësues të institucioneve europiane, politikës, biznesit, universiteteve dhe diplomacisë europiane.
Çmimi “Karli i Madh” jepet që prej vitit 1950.
Dhënia e këtij çmimi ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghit, konsiderohet si një mesazh strategjik për të ardhmen ekonomike dhe strategjike të BE-së.
Ky çmim është kthyer në një nga çmimet më të rëndësishme europiane dhe ka ndihmuar në vendosjen e Aachen-it si simbol i një Europe të bashkuar.
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...