Reperi më famë botërore, Drake ishte rasti i fundit që ngriti në këmbë shqiptarët pasi ai jo vetëm që i dedikoi një këngë një vajze shqiptare, por edhe e ndërtoi videoklipin tërësisht me motive shqiptare, por edhe shprehu dëshirën për të vizituar vendin tonë.
Tani një sportist i njohur në SHBA duket se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan, Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare, shkruan KultPlus.
Palmer është një futbollist i suksesshëm i “Los Angeles Chargers” në NFL Liga Kombëtare e Futbollit në SHBA. Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “fashion statement” apo e lidhë diçka më shumë me Shqipërinë, ashtu si bashkatdhetari i tij kanadez Drake. Por ajo që dihet, është që kjo pamje kënaq sytë dhe zemrat e shqiptarëve.


Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!