Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkruar për vdekjen tragjike të 22-vjeçarit, Altin Hoti, në Itali.
Altin Hoti ka vdekur në një aksident tragjike në Itali, ndërsa i pari i Rahovecit, ka shkruar se vdekjen e Altinit e bën edhe më tragjike fakti se edhe vëllai tjetër Admiri 18 vjeç kishte vdekur para pak muajsh pikërisht në aksident me makinë, shkruan Arbresh.info.
Latifi ka shprehur ngushëllime familjes Hoti, gjithashtu ka ngushëlluar edhe familjen Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Ilaia.
Postimi i plotë:
I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.
Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!
Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane.
Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!
Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!
Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...