Sot iu dha lamtumira e fundit, Liridona Murselit, e cila u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitje në Prishtinë.
Sot pas varrimit të saj, Policia ka arrestuar burrin e saj, Naim Murselin dhe Granit Plavën të dyshuar për vrasjen e së ndjerës.
Burime të Arbresh.info brenda hetuesisë kanë treguar se dorasi ka pranuar se Naim Murseli e ka paguar atë për ta kryer vrasjen.
Ndërsa sot gjatë varrimit, babai i Naim Murselit u shpreh se ka shumë gjasë që Liridona është ngatërruar me rripin e sigurisë, derisa ishin duke tentuar të ikin.
“Ka thashetheme, por version më i saktë është se ka rezistuar. Kishin blerë shtëpi në Prishtinë, ishin duke rregulluar shtëpinë për të hyrë. I kanë plaçkitur, kanë marrë telefonat, ari. Unë ende nipat e mi si kam taku. Ende nuk kam biseduar me djalin tim. Është e tmerrshme, e të manipulohet me këso gjëra, unë e di sa shumë e ka dashur Nami Liridonën. Shuma e parave ka qenë deri në tre mijë euro. /Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Ka gjasë që u ngatërrua me rripin e sigurisë”, flet vjehrri i Liridona Murselit
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...