Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes agjencisë KIESA, po mbështet “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, që ka për qëllim kryesor të promovojë industrinë me prodhimet vendore me vlerë.
Sipas ministrisë, ngjarja e organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, me mbështetje nga KIESA, do të filloj nesër me datë 27 Nëntor nga ora 10:00, në Hotel Emerald.
Në këtë ngjarje do të ekspozohenmbi 50 produkte vendore dhe 40 gra ndërmarrëse si anëtare të shoqatave artizanale dhe bujqësore.
“Në këtë ngjarje, përveç fjalimeve e mesazheve kryesore për Javët e Biznesit, në prag të Festës së 28 Nëntorit, do të ekspozohen produktet e mbi 50 bizneseve prodhuese të industrisë vendore dhe afër 40 gra ndërmarrëse si anëtare të shoqatave artizanale dhe bujqësore.”, njofton MINT.
“Kjo ngjarje do të përfshijë edhe panele diskutimi për zhvillimin dhe promovimin e prodhimeve vendore, me qëllim shpalosjen e potencialit të industrisë prodhuese dhe mbështetjen e nevojshme për rritjen e industrisë vendore me produkte me vlerë, promovimin e tyre në tregun vendor, rajonal e ndërkombëtar.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...