14 persona janë lënduar si pasojë e nëj aksdenti mes veturës dhe kombiusit këtë të enjte në magjistralen Pejë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Gurrakoc.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në mesin e të lënduarve, 12 ishin nxënës dhe dy të tjerë ishin shoferë.
“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombibus me nxënës”.
“E nga ky aksident policia njofton se janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se të gjithë personat janë lënduar përveç një nxënësi.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, ka njoftuar Gashi.
Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të japë intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit./Arbresh.info/
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...