Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot (më 2 nëntor 2023), do të mbahen homazhe.
Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të mbahen duke filluar nga ora 12:00 në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.
Ndërsa nga ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.
“Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2023, mbahen homazhe. Në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit