Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka dënuar suspendimin nga puna të kryetarit të Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.
Sipas një komunikate për media nga BSPK, thuhet sevendimi i sotëm, 30 tetor 2023, i Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani, i cili është marrë për largimin e përkohshëm nga puna të sindikalistëve Ibrahim Januzi, Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani dhe Esat Meha, punëtorë të Shoqërisë Aksionare Trepça është i papranueshëm, përcjell Arbresh.info
Lexo edhe:
Suspendohen nga puna në Trepçë, kryetari i sindikatës dhe katër të tjerë
Sipas BSPK-së, të largosh nga puna veprimtarët sindikalistë vetëm e vetëm se janë pranë mjnatorëve në kërkesat e tyre të drejta është më shumë se tejet ndjellakeq.
“Çdo kush që merr këso lloj vendimi të padrejtë dhe të pabazuar e të pambështetur ligjësisht bën shkelje të rëndë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.
Tutje Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thotë se do të përdorën të gjitha mjetet e mundshme ligjore sindikale e edhe ato të fundit për të prapësuar këtë veprim.
Po ashtu BSPK pret që Partneri Social – Qeveria të bëjë hapin e duhur dhe të tërheq këtë vendim tejet dëmtues.
Ndërsa, Jonuzi për Arbresh.info më herët ka thënë se nuk ka pranuar asnjë vendim lidhur me suspendimin e tij nga puna.
Sipas tij, ky është vendim që nuk i shërben demokracisë, por e lufton demokracinë.
“Jo asnjë vendim nuk kemi pranuar, ky vendim është publikuat në hyrje në minierë, ky është një vendim që nuk i shërben demokracisë, por e lufton demokracinë ata në vend që të vijë të bëjnë përpjeke më i nxjerr minatorët, bëjnë gjëra të kota, ne nuk e kemi organizuar protestën dhe kërkesat kanë dal nga minatorët”, tha ai për Arbresh.info
Lexo edhe:
Kreu i Sindikatës së Minatorëve s’ka njohuri për suspendimin e tij
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...