Tre persona janë arrestuar sot në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajde”.
Policia e Kosovës me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj ka kryer kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë lokacione në regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës, përcjell Arbresh.info.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë vetura, tre telefona celular, një llaptop, dy USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...