Sezoni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Kosova, që do të nisë rrugëtimin televiziv me datën tashmë të publikuar, 20 tetor, pritet të iu mbajë të entuziazmuar pranë ekranit, dhe jo vetëm.
Magjia e këtij spektaklit nuk do të kishte efektin e saj, pa panelin e opinionistëve, të cilët me komentet e tyre i shtojnë madhështinë netëve ‘Prime’.
Këtë vit, një nga karriget e opinionistëve është rezervuar enkas për gazetarin e njohur nga Shqipëria, Bledi Mane.
Nisur nga eksperienca e tij e gjatë në sferën e raportimit e komentimit, Mane pritet të ngjallë atmosferë të paparë me komentet e tij pikante, siç edhe njihet në publik.
Madje, Bledi ka qenë edhe vetë pjesë e një ‘reality show’ të tillë, kështu që pritet që prognozat e tij të jenë super të sakta, pasi që i njëjti, e di mirë se si është të jesh i izoluar brenda mureve të shtëpisë me një publik të tërë që të shikon nga ekrani.
Mane bashkë me një opinionist/e tjetër, do t’i komentojnë të gjitha ngjarjet që ndodhin brenda shtëpisë më me nam në Kosovë, e me gjerë – nën përkujdesjen e nikoqirëve zyrtarë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamitin e Jonida Vokshin./klankosova
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...