Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në Meksikë, ku për pasojë humbën jetën 17 persona, ndërsa të lënduar mbetën 15.
Pasagjerët e lënduar janë transferuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Aksidenti ndodhi kur autobusi, i cili po transportonte emigrantë, për arsye ende të paditura doli nga rruga dhe u përmbys.
Autoritetet vendase po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Ai vjen mes niveleve të larta të emigrantëve që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë, me ekspertët që thonë se rruga në afërsi të kufirit paraqet rrezikshmëri të lartë për aksidente rrugore./tvklan.al
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...