Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u lënduan tre polic të tjerë.
Osmani në një intervistë për La Repubblica ka thënë se Serbia më 24 shtator ka kryer akt agresioni dhe se po përgatitet të kryejë një tjetër, duke dërguar ushtrinë afër kufirit, transmeton Arbresh.info.
Osmani ka thënë se kjo është e paprecedentë.
Mes tjerash, presidentja ka shtuar se Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull që është i gatshëm me mbrojt lirin me çdo kusht
“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë”, ka deklaruar presidentja Osmani
Tutje, ajo ka thënë se me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë.
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...