Achraf Hakimi mendon se Topin e Artë këtë vit duhet ta fitojë bashkëlojtari i tij tek Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.
“Në krahasim me atë që ka bërë vitin e kaluar, për mua, ai e meriton të fitojë Topin e Artë. Ai është një lojtar i madh dhe shpresoj që ai mund ta fitojë këtë vit”, ka thënë Hakimi për beIN Sports, përcjell arbresh.info.
Mbappe këtë vit ka shënuar 41 gola me PSG, ndërsa ka qenë edhe golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës “Qatar 2022”, ku e humbi finalen me kombëtaren e tij Francën nga Argjentina.
E pikërisht favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë këtë vit është Lionel Messi i cili bërë një sezon fenomenal duke fituar edhe Kupën e Botës.
Në listë për çmimin për lojtarin më të mirë në botë është edhe norvegjezi Erling Haaland, i cili i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në nivel klubesh me Manchester Cityn dhe ka shënuar gjithsej 56 gola./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...