Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të takimeve bilaterale përgjatë takimit të liderëve të rajonit të Procesit Bërdo-Brijuni që po mbahet në Shkup, është takuar me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Željko Komšić dhe Denis Bećirović.
Sipas një komunikatës së lëshuar nga Presidenca, në këtë takim u diskutua ratifikimi i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga Parlamenti i Bosnje e Hercegovinës, një obligim që rrjedh nga nënshkrimi i marrëveshjeve në nëntorin e vitit të kaluar, shkruan Arbresh.info
Osmani theksoi se ratifikimi i marrëveshjeve nga ana e autoriteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës është, përveç një obligim edhe domosdoshmëri që do ta ndihmojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy shteteve që do t’i kontribuonte rritjes së komunikimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy popujve.
“Sipas Presidentes Osmani, Kuvendi i Kosovës dhe katër shtetet e rajonit kanë ratifikuar marrëveshjet e Procesit të Berlinit, njëra nga të cilat parasheh lëvizjen vetëm me letërnjoftime me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndaj është radha që të njëjtin veprim ta bëj edhe BeH-ja.”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Presidentja Osmani vlerësoi se lidhja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve do t`i shtonte mundësitë për thellim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit te dyanshëm.
Ndër të tjera ajo theksoi se arritja e vizionit të përbashkët e të dy shteteve për të qenë pjesë e familjes euroatlantike do t`i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë të rajonit./Arbresh.info

Maqedoni: Rritje e ndjeshme e dhunës në familje në maj 2026
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza