Policia e Kosovës i bashkohet nismës së EUROPOL-it me partnerët #TheNetThatËorks në njohjen e rolit qendror që luan rrjeti i bashkëpunimit përmes EUROPOL-it në trajtimin e kërcënimeve më serioze kundër sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar krimit kibernetik dhe terrorizmit.
“Nisma e EUROPOL-it #TheNetThatËorks – nxjerr në pah vetëm disa nga zyrtarët që e përbëjnë rrjetin e gjerë të kolegëve me përvojë dhe profesionistë që punojnë ditë e natë për ta bërë Evropën një vend më të sigurt. Çdo ditë, EUROPOL-i bashkon zyrtar të zbatimit të ligjit nga e gjithë BE-ja dhe vendet partnere për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e krimit të rëndë ndërkombëtar dhe të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit”, thuhet në njoftimin e policië, raportona Arbresh.info.

Kjo e vendos EUROPOL-in në zemër të arkitekturës evropiane të sigurisë. EUROPOL-i luan një rol kritik si një qendër mbështetëse për operacionet e zbatimit të ligjit, një qendër për informacionin mbi aktivitetet kriminale dhe një pikë qendrore për ekspertizën dhe analizën e zbatimit të ligjit.
Me një rrjet të zyrtarëve ndërlidhës dhe partnerë që përfshin më shumë se 50 vende në mbarë botën të bashkuar në selinë në Hagë./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...