Kongresisti Mike Turner, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Inteligjencë, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Turner ka qëndruar në Kosovë dhe gjatë vizitës është takuar edhe me presidenten, ai përmes një cicërime në Twitter ka folur rreth takimin, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se me Osmanin ka diskutuar për marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Kosovës, përveç kësaj temë diskutimi ka qenë edhe Marrëveshja e Ohrit, që është e dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë për noramlizim të raporteve mes vete dhe thellimin e bashkëpunimit.
“Faleminderit Presidentja Vjosa Osmani për mikpritjen në Kosovë. E shijova diskutimin tonë rreth raporteve strategjike mes SHBA-së dhe Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të arritur paqe në rajon”, ka shkruar kongresisti amerikan./Arbresh.info.
(1/2) Thank you, @Presidenca_RKS @VjosaOsmaniPRKS, for welcoming me to Kosovo.
I enjoyed our discussion about the strategic relationship between the U.S. and Kosovo and the importance of implementing the Ohrid Agreement to achieve peace in the region. ???? pic.twitter.com/aYAcgTyFwK
— US Rep. Mike Turner (@RepMikeTurner) September 1, 2023
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...