Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.
Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.
Hera e fundit ishte të Enjten e kaluar, ku Fatos Nano u paraqit në gjendje të rënduar. Lajmi u bë publik vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë sinjale pozitive pasi doli nga intubimi.
Por në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të ish-kryeministrit Fatos Nano./tvklan.al
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116