Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se dhimbja është e padurueshme për ata që kanë më pak shpresë se do të mësohet diçka.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kosova humbi kohë, Serbia e fitoi atë për rehabilitim, harresë dhe për fshehjen e krimeve, pas të cilave fshihen mijëra kriminelë që jetojnë të lirë në Serbi e në rajon, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Sot, është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Po bëhën 24 vjet, e brezat janë ende në pritje të zbardhet fati i tyre. Dhimbja është e padurueshme, sidomos për ata që tashmë po kanë më pak shpresë se do të mësohet diçka. Kjo qeveri erdhi me premtime, për të bërë diçka më shumë për ato mijëra familje, që kurrë nuk gjetën paqe për fatin e tyre. Kjo qeveri erdhi me premtime programore, e mijëra grafite rrugëve e shesheve për të zhdukurit. Ajo çfarë sot po bënë xhiro, janë vetëm grafitet fashiste në Serbi, ku bëhët thirrje për vrasje të shqiptarëve e për një luftë të re.
Si shoqëri e institucione, nuk guxojmë që ky të jetë rezultati. Nuk guxojmë që zbardhja e fatit të të zhdukurve të përdoret për dakordime formale, e tregtime me afate në dialog, pa asnjë epilog. Kosova humbi kohë, Serbia e fitoi atë për rehabilitim, harresë dhe për fshehjen e krimeve, pas të cilave fshihen mijëra kriminelë që jetojnë të lirë në Serbi e rajon”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info/
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...