Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke përmbyllur ciklin e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me ministritë tjera për digjitalizimin e sistemit noterial.
Sipas MD-së, përmes kësaj platforme, noterët do të kenë qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale në të dhënat e Sistemit të Informatave Kadastrale për Tokën, të cilat mirëmbahen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Digjitalizimi i sistemit noterial tashmë po jetësohet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi memorandum bashkëpunimi edhe me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke përmbyllur ciklin e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me ministritë tjera për digjitalizimin e sistemit noterial.
Ky memorandum i bashkëpunimit, i cili ka për qëllim mundësimin e qasjes së noterëve në të dhënat e Sistemin e Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë që mirëmbahet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës mundëson përcaktimin e procedurave për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimin e rregullave të sigurisë, procedurave përkatëse për qasje dhe përdorim të të dhënave, si dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme administrative për bashkëpunim ndërinstitucional në mes të institucioneve respektive me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimit të noterisë.
Përmes kësaj platforme mundësohet harmonizimi i të gjitha procedurave të brendshme në një sistem të centralizuar e të ndërlidhur që mundëson për noterët qasje më të lehtë në shërbime, informata të sakta e të verifikuara në kohë reale”,thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë pas ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit./Arbresh.info/
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...