UEFA ka shpallur listën e ngushtë të futbollistëve që garojnë për lojtarin më të mirë të UEFA-s për sezonin e kaluar 2022-2023.
Tre të nominuarit për këtë çmim individual janë tre lojtarë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Leo Messi. Dy lojtarët e Manchester City-t dhe ish-futbollisti i PSG-do të garojnë këtë çmim, që do të jepet më 31 gusht, në Monte Carlo.
Tre trajnerët që do të garojnë për çmimin e trajnerit më të mirë janë Pep Guardiola (Manchester City), Simone Inzaghi (Inter) dhe Luciano Spalletti (Napoli).
Këto çmime marrin parasysh sezonin e zhvilluar si në klube ashtu edhe në ekipin kombëtar të lojtarëve që kanë luajtur në futbollin europian.
Klasifikimi i pjesës tjetër:
4 llkay Gündgoan (Gjermani dhe Manchester City) – 129 pikë
5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City) – 110 pikë
6 Kylian Mbappé (Francë dhe PSG) – 82 pikë
7 Luka Modric (Kroaci dhe Real Madrid) – 33 pikë
8 Marcelo Brozovic (Kroaci dhe Inter) – 20 pikë
9 Declan Rice (Angli dhe West Ham) – 14 pikë
10 Alexis Mac Allister (Argjentinë dhe Brighton) – 12 pikë
11 Jesús Navas (Spanjë dhe Sevilla) – 6 pikë
Po më 31 gusht, datë kur do të zhvillohet mbrëmja gala e UEFA-s, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League, Europa League dhe Conference League./ss
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...