Një sulm me dron rus ka goditur portin dhe objektet industriale në jug të rajonit Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar zjarre. Sipas autoriteteve në Ukrainë një kapanon drithi u dëmtua.
Mediat e huaja shkruajnë se forcat ajrore të Ukrainës më herët thanë se dronët rusë po shkonin drejt Izmail, një port kyç në lumin Danub.
Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës që kur braktisi një marrëveshje të madhe të OKB-së që lejonte Kievin të eksportonte drithërat e tij.ndër të tjera autoritetet ukrainase shprehen se informacione të mëtejshme rreth sulmit rus do të jepeshin nga ushtria ukrainase.
Krerët rajonalë të Ukrainës nuk japin detaje për vendndodhjen e ndonjë objektivi të goditur pa një autorizim të tillë. Pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit, Rusia kërcënoi se do të synonte çdo anije që shkonte drejt porteve të Detit të Zi të Ukrainës duke vendosur de fakto një bllokadë detare.
Prandaj rruga e Danubit ka rëndësi si alternativë. Në korrik, Rusia shkatërroi infrastrukturën e magazinimit të grurit në Reni, një tjetër port i madh ukrainas në Danub./abcnews.al
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...