Agejncia Kombëtare Brgedetit tha se për sezonin turistik veror 2023, në zonën bregdetare, operojnë 1180 stacione të plazhit dhe 489 parcela të cilat janë plazhe publike, në dispozicion të pushuesve.
Agjencia tha se prania e pikës së vrojtimit për çdo subjekt është e lidhur ngushtë me praninë e vrojtuesit në stacionin e plazhit, i cili është detyrim ligjor për secilin subjekt, për çdo tetëdhjetë metër vijë lineare bregdetare.
Por kjo në një masë të madhe sipas vëzhgimeve në terren dhe raportimeve te mediave është e pazbatushme.
Federata e Vrojtusve të Plazheve thotë se ka një interesim nga vetë subjektet për të trajnuar vrojtuesit e plazheve.
Presidenti i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” Erdit Gega thotë se ende tregu ka uri për vrojtues plazhi.
“Ende tregu ka uri për vrojtues plazhi, kë një këkresë nga vetë subjektet, të cilat kanë me thënë të drejtën një vështirësi për gjetjen e punonjësve për vrojtimine plazhit por Federata ka ngritur një strukturë e cila funksionon në të gjitha qytetet bregujore që nga Velipoja deri në Sarandë, po ashtu edhe në Pogradec , ku ushtrojmë kurset e formimit professional për “vrojtues plazhi”.
Sfida e vrojtuesve të plazhit është të ulet numri i fataliteteve njerëzore në det , thotë më tej zoti Gega.
“Nëse kemi pasur diku 47 apo 48 të mbytur para vitti 2017 kur ne kemi krijuar edhe kursin e parë për vrojtuesit e plazheve , ky trend ka ardhur duke zbritur megjithëse numri i turistëve është rritur. Aktualisht jemi 10 deri në 12 të mbytur në vit por që duhet akoma më shumë punë për të arritur rezultate, pse jo edhe pa asnjë viktimë në vit.”
Agjencia Kombëtare e Bregdetit tha se sipas të dhënave nga qëndrat e formimit profesional rezultojnë rreth 1400 vrojtues plazhi të çertifikuar.
Agjencia tha se në të gjithë zonën bregujore, përfshirë dhe Bashkinë Vlorë, Sarandë, Himarë, janë kryer 60 inspektime nga ana e inspektorëve të saj dhe janë ndërmarrë masat administrative për 115 subjekte.
Disa raste të humbjes së jetës në det janë evidentuar edhe këtë vit, ndërkohë që incidentet gjatë këtyre muajve nuk janë vërejtur vetëm në hapësiren detare, por edhe gjatë eksplorimeve që turistët realizojnë në pjesët natyrore të vendit.
Katër turistë humbën jetën në maj në incidente të ndryshme gjatë vizitave të paguiduara në kanionet dhe zonat e alpeve dhe kjo ka rritur shqetësimin e operatorëve që punojnë me këto forma të turizmit.
“Turistët nuk marrin guida lokale dhe kjo rrit rrezikun” thotë Aleks Tane, një operator që merret me turizmin e aventurës në Përmet.
“Ka pasur shumë incidente brenda Kanioneve të Langaricës pasi hyjnë pa guida lokale. Autoriteti i Zonave të Mbrojtura që menaxhon atë territor duhet të lërë punonësin e vet që të informojë turistët ose si bëhet edhe në bregdet në momentin që nuk lejohet hyrja ngrihet “flamuri i kuq”. Ka forma të ndryshme për të ndaluar hyrjen e turistëve në atë zonë. Ka pasur incidente edhe me turizmin me biçikleta pasi shumë operatorë të jashtëm kryejnë turizëm me biçikleta në rrugë nacionale dhe rrugët tona dihet se si janë.”
Sipas zotit Tane nevojitet infomimi dhe ndërgjegjësim më i madh, sidomos për turistët e huaj.
Vitin e shkuar në Shqipëri hynë 7.5 milionë shtetas të huaj me një rritje 32.6% se viti paraardhës, ndërkohë që këtë vit prurjet turistike pritet të jenë edhe më të mëdha./voa/
