Tre oficerë policie u vranë dhe 10 persona të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në godinën e prokurorisë në shtetin e Jalisco-s në Meksikë.
Guvernatori Enrique Alfaro e cilësoi sulmin një akt frikacakësh që tregoi edhe njëherë se çfarë janë në gjendje të bëjnë grupet e krimit të organizuar në Meksikë.
Sipas raportimeve të rrjetit lokal Televisa, shpërthimi ndodhi pranë një automjeti në të cilin po udhëtonin zyrtarët e sigurisë.
Shteti perëndimor i Jalisco është baza e operacioneve të kartelit “New Generation”, një nga grupet më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë, i cili kontrollon një pjesë të madhe të vendit dhe është i përfshirë në luftime të përgjakshme me sindikatat e tjera të drogës./a2/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot