Dhjetë muxhahedinë iranianë janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit si dëshmitarë në ngjarjen e ndoshur paraditen e së martës në kampin Ashraf 3 në Manzë.
TvKlan.al ka mësuar se muxhahedinët janë pyetur në lidhje me pretendimet se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre si dhe me sprajtin që kanë hedhur janë përgjegjës për humbjen e jetës së një anëtari në kamp.
Gjatë dëshmisë së dhënë dje ata kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim. Më herët, për këtë pretendim, autoritetet shqiptare deklaruan se nuk është ushtruar dhunë ndaj muxhahedinëve.
Policia dhe Prokuroria nuk kanë mundur të sekuestrojnë ende kamerat brenda kampit, dhe për këtë janë detyruar që me një kërkesë t’u drejtohen përfaqësuesve të muxhahedinëve për t’u dhënë pamjet e kamerave të sigurisë.
Sot dhe në ditet në vijim pritet të merren në pyetje persona të tjerë iranianë, mes të cilëve edhe 6 personat që u proceduan në gjendje të lirë për 4 akuza. Në lidhje me 78-vjeçarin që humbi jetën në kamp, Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...