Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka vizituar Ambasadën e Italiane në Prishtinë.
Rrahmani u prit nga ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, i cili morri edhe fanellën e qendërmbrojtësit si dhuratë.
“Në ambasadën italiane, e patëm kënaqësinë të mirëpresim kapitenin e Kosovës, dhe mbrojtësin e Napolit, Amir Rrahmanin. Urime për Scudetton e shumëmerituar dhe gjitha të mirat me Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.
Rrahmani u shpall kampion me Napolin në Itali, teksa me Kosovën do të luajë dy ndeshje, fillimisht ndaj Rumanisë të premten dhe tre ditë më vonë ndaj Bjellorusisë./Arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private