Nga kulmi i objektit të Europe House Kosovo kanë filluar të bien copa të mëdha të betonit të fasadës si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut që pushtuan vendin tonë ditë më parë.
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Policia e Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë kanë dal në vendin e ngjarjes për të evidentuar çdo incident të mundshëm duke marr masa për ta zgjidhur sa më shpejtë këtë situatë.
Njoftimi i plotë:
Pas rreshjeve të mëdha ditëve të fundit, nga kulmi i objektit Europe House Kosovo kanë filluar të bijnë copa të mëdha të betonit e fasadës. Kjo shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe njëkohësisht për kalimtaret e rrastit.
Morëm menjëherë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejtë.
Policia Kosoves dhe Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar që kalimtarët të jetë e sigurt.
Siguria e qytetarëve eshte PRIORITET!
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...