Organizata daneze është larguar nga skena franceze me nënshkrimin e një formacioni të ri evropian.
Lëvizja shënon kthimin e organizatës në skenën e Counter-Strike pasi formacioni i tyre i mëparshëm tërësisht francez, i cili përfshinte lojtarë si David “devoduvek” Dobrosavljevic dhe Christophe “SIXER” Xia, filloi të shpërbëhej në tetor.
Tani skuadra e re e Ambush do të përbëhet nga një formacion me lojtar nga Evropa, që do të udhëhiqet nga Mikkel “Maze” Sparvath.
“Ne jemi krenarë që kemi siguruar kaq shumë lojtarë të talentuar dhe përvojë në ekipin tonë, dhe unë jam i lumtur që e drejtoj ekipin përpara. Jam i vendosur të çoj Ambush By Preasy në majat e botës së esports dhe t’u jap tifozëve tanë përvoja më e mirë”, tha Zouheir Chreih, CEO i Ambush.
Ende nuk dihet se cili do të jetë turneu i parë për skuadrën e re të Ambush, mirëpo ata mund ti shohim së shpejti në turneun kualifikues për IEM Katowice.
Ky është formacioni i skuadrës së re të Ambush:
Mikkel “Maze” Sparvath
Niels Christian “NaToSaphiX” Sillassen
Miikka “suNny” Kemppi
Joonas “doto” Forss
Milen “milky” Iliev./Telegrafi/
Welcome to the Ambush By Preasy family, to our new Line-up‼️@MazeCSGO ??@na2_stronk ??@suNnycsgo ??@dotocsgo ??@milky_csgo ??
Director Of Esports:@Ambush_ZC ??
We are beyond thrilled having these guys represent Ambush By Preasy pic.twitter.com/7Bh1DPM5Q9
— Ambush By Preasy (@Ambush_gg) April 27, 2023
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...