Kosova është një realitet dhe shumë shpejt do të njihet nga të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç në konferencën e përbashkët për medie bashkë organizuar pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Kosova është një realitet. Numri më i madh i vendeve të BE dhe vendeve të NATO-s e kanë pranuar, disa nuk e kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të arsyetojnë qëndrimin e tyre. Kroacia e ka pranuar Kosovën në mes të vendeve të para. Ky është një realitet”, tha ai.
“Do të bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet. Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës që në një të ardhme, jo të largët do të njihet nga të gjitha vendet e BE”, theksoi Milanoviç.
Serbia, sipas tij, tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.
“Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Evropë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç./atsh
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...