Një infermier i spitalit të Lezhës u arrestua i akuzuar për shpërdorim detyre. Klodian Dushkaj, 31 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit Lezhë u vu në pranga pasi një pacient humbi jetën gjatë transportimit me autoambulancë.
Ngjarja ndodhi ditën e hënë gjatë transportimit me autoambulancë të pacientit me iniciale G.B. 78 vjeç nga Spitali i Lezhës për në QSUT-në e Tiranës.. dyshohet se infermieri nuk ka qëndruar në një vend me të sëmurin, por në kabinë me drejtuesin e mjetit, duke mos mbajtur nën mbikëqyrje mjeksore, shtetasin e sëmurë, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Për ngjarjen ka reaguar edhe spitali i Lezhës sipas të cilit, infermieri ka qenë korrekt me detyrën. Gjithsesi çështjen tani po e ndjek Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...