Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përcjell nga afër gjatë gjithë ditës së shtunë takimet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.
I pyetur për zgjatjen e takimit trelateral, Ahmeti ka thënë për T7 se kanë pasur parashikime që takimet mund të zgjasnin deri në orën 18:00, megjithatë ka shtuar se sipas informacioneve që ka, zyrtarët e lartë që janë ndërmjetësues kanë anuluar fluturimet dhe takimet që kanë pasur për ditën e diel.Aktualisht ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq-Borrell-Lajçak, dhe raportohet se mund të ketë edhe një raund të tretë apo vazhdimësi edhe të dielën.
Kosova dhe Serbia po bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit u darkoduan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...